
Në kuadër të shënimit të kësaj jave, ministrja Haxhiu ka nënshkruar Rregulloren për përcaktimin e kritereve për ofrimin e ndihmës juridike falas nga organizatat joqeveritare në partneritet me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.
Ministrja Haxhiu tha se qasja në drejtësi është një kriter i rëndësishëm dhe një shtyllë themelore e shoqërisë andaj krahas kësaj ajo tregoi se në vitin 2022 është shënuar një rritje e numrit të qytetarëve përfitues të ndihmës juridike falas ngaqë është ndryshuar infrastruktura ligjore me plotësim ndryshimin e Ligjit për Ndihmë Juridike Falas ku janë shtuar kategori të veçanta përfituese të ndihmës juridike falas.
Tutje ministrja Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë do të përkrah në vazhdimësi Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe po ashtu është në proces të krijimit të akteve nën ligjore për krijimin e kushteve më të mira, qasjen në drejtësi dhe shërbime cilësore për qytetarët.
Ministrja Haxhiu falënderoi për mbështetje donatorët si USAID- Projekti për Drejtësi, GIZ- in Gjerman dhe të gjithë partnerët tjerë.