Skip to content
Fillon punën Grupi Punues për hartimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit  Nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Fillon punën Grupi Punues për hartimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Prishtinë, 27/10/2022

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në fjalën e tij, përshëndeti fillimin e punës së grupit punues, me ç’rast falënderoi të gjithë partnerët që kanë mbështetur dhe po e mbështesin këtë proces, duke rikujtuar se është paraparë themelimi i Fondit të Konfiskimit, i cili do të jetë në përputhje me aktet ligjore dhe praktikat më të mira dhe më të avancuara ndërkombëtare.

Ky Projektligj shënon fillimin e fazës përfundimtare të plotësimit të pakos legjislative anti-korrupsion, që së bashku me Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Agjencinë për menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar krahas Fondit të Veçantë të Konfiskimit, janë në qendër të kësaj pakoje legjislative të rëndësishme.

Foto Galeria

Skip to content