Skip to content
Fillon punën Grupi Punues për ndryshim/ plotësimin e Kodit Penal të Kosovës

Fillon punën Grupi Punues për ndryshim/ plotësimin e Kodit Penal të Kosovës

Prishtinë, 28/05/2024

Në fjalën e tij, zëvendësministri Sallahu tha se ky është një moment i rëndësishëm, pasi që përpara Grupit Punues, qëndron një detyrë e rëndësishme, ajo e përmirësimit të sistemit të drejtësisë, përkatësisht drejtësisë penale.

Tutje, zëvendësministri Sallahu tregoi se iniciativa për ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të cilët kanë propozuar heqjen e disa dënimeve alternative, harmonizimin e neneve përkatëse të Kodit me aktet relevante ndërkombëtare, si dhe harmonizimin e neneve brenda vet Kodit, përfshirë këtu riformulimin e një pjese të tyre.

Zëvendësministri Sallahu tha se heqja e dënimeve alternative përfshirë ato me gjobë dhe ashpërsimi i disa dënimeve kryesore do të siguroj se drejtësia shërben si një mjedis korrektues, duke ofruar mundësi për riedukim për personat e dënuar.

Ndërsa sa i përket ndryshim/plotësimeve për veprat penale në fushën e aviacionit civil, zëvendësministri Sallahu tha se mund të sigurojmë që Kodi Penal të reflektojë realitetin aktual dhe të jetë i pajtueshëm me standardet ndërkombëtare të sigurisë ajrore.

Krejt në fund zëvendësministri Sallahu tha se beson se përmes punës së përbashkët do të arrijmë rezultate të mira në ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës.

Skip to content