Skip to content
Fillon punën Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Lirak Çelaj

Fillon punën Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Lirak Çelaj

Prishtinë, 16/03/2015

Në një takim të organizuar nga Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në të cilin kanë marrë pjesë drejtuesit e njësive  të kësaj Ministrie, u bë prezantimi i Zëvendësministri të Ministrisë së Drejtësisë, z. Lirak Çelaj.

Me rastin e prezantimit të tij para stafit të Ministrisë, Ministri Kuçi, Zëvendësministrit Çelaj, i ofroi bashkëpunim të plotë në realizimin e përbashkët të objektivave të MD-së.

Ministri Kuçi gjatë prezantimit të zotit Çelaj ka folur për punën dhe angazhimin e tij, ndërkohë që ka kërkuar nga Zëvendësministri bashkëpunim dhe angazhim në mbarëvajtjen e punëve dhe implementimin e politikave të Ministrisë së Drejtësisë.

Zëvendësministri Çelaj, ka falënderuar Ministrin Kuçi dhe është shprehur i hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat e Ministrisë së Drejtësisë, duke vlerësuar se puna e përbashkët do të jetë në të mirë të institucionit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

Foto Galeria

Skip to content