Skip to content
Fillon punën Zyra Mobile lëvizëse e ANJF-së në Komunën e Kastriotit

Fillon punën Zyra Mobile lëvizëse e ANJF-së në Komunën e Kastriotit

Prishtinë, 10/12/2025
Në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” sot ka fillluar punën Zyra Mobile lëvizëse për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Kastriotit, me qëllim të fuqizimit të qasjes në drejtësi për të gjithë, veçanërisht për kategoritë më të cenueshme të shoqërisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë Ushtruesi i Detyrës i Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, si dhe Kryetari i Komunës së Kastriotit, Halil Thaqi dhe drejtori i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Faton Jashari.
Me këtë rast, Ministri Sallahu theksoi se fillimi i punës së Zyrës Mobile lëvizëse është një hap i rëndësishëm drejt shërbimeve më të afërta dhe më të qasshme për çdo qytetar, kudo që jeton duke ofruar ndihmë jurifike falas për gjithë ata që kanë mungesë financiare apo kushteve tjera sociale.
“Kjo zyrë do tu shërbej qytetarëve të Kastriotit të cilët mund të vijnë këtu dhe të marrin shërbime falas”, tha Ministri Sallahu.
Ndërsa kryetari i komunës, Halil Thaqi falënderoi Ministrinë e Drejtësisë për bashkëpunimin dhe theksoi rëndësinë e këtij shërbimi për banorët e Kastriotit, duke shtuar se komuna shumë shpejtë do të ofrojë mbështetjen e plotë për funksionimin e një zyre statike.
Zyra mobile lëvizëse do të operojë në Komunën e Kastriotit për një muaj dhe pastaj do vazhdoj në zona të ndryshme në Komuna. Kjo zyre është rezultat i bashkëpunimit mes ANJF-së, UNDP-së dhe Komunës së Kastriotit.
Skip to content