Skip to content
Finalizohet hartimi i Koncept Dokumentit për Kodin e Procedurës Civile

Finalizohet hartimi i Koncept Dokumentit për Kodin e Procedurës Civile

Prishtinë, 03/04/2023

Sot, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, mori pjesë në punimet e grupit punues për hartimin dhe finalizimin Koncept Dokumentit për Kodin e Procedurës Civile.

Z. Sallahu, gjatë fjalës së tij, vlerësoi punën që është bërë deri më tani në këtë Koncept Dokument, duke theksuar rëndësinë e tij si hap pararendës pas të cilit vjen hartimi i Kodit të Procedurës Civile, për herë të parë në Republikën e Kosovës.

Prezantimi i draftit fillestar të Koncept Dokumentit, diskutimet në grup dhe avancimi i mëtejmë i këtij Koncept Dokumenti ishin aktivitetet gjatë punimeve të sotëm të grupit punues.

Skip to content