Skip to content
Finalizohet Marrëveshja për Bashkëpunim në Çështjet Penale me Mbretërinë e Belgjikës

Finalizohet Marrëveshja për Bashkëpunim në Çështjet Penale me Mbretërinë e Belgjikës

Prishtinë, 26/02/2025
Për dy ditë radhazi, më 25 dhe 26 shkurt, ekipet negociuese të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës kanë negociuar dhe finalizuar në Bruksel Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.

Kjo marrëveshje do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për lehtësimin e procedurave ligjore në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike.

Po ashtu, marrëveshja do të ndihmojë në rezultatet e luftës së përbashkët kundër krimit transnacional dhe do të forcojë më tej subjektivitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.

E njëjta pritet të nënshkruhet nga ministrat e Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, pas përfundimit të procedurave përkatëse nga të dyja vendet.

Foto Galeria

Skip to content