Skip to content
Finalizohet puna e Grupit Punues për adresimin e çështjeve me rëndësi për Projektkodin e Procedurës Penale

Finalizohet puna e Grupit Punues për adresimin e çështjeve me rëndësi për Projektkodin e Procedurës Penale

Prishtinë, 18/06/2021

Përpos gjykimit në mungesë i cili është në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe në linjë me ligjin e ri tashmë të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë adresuar edhe çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me mundësimin e suspendimit të zyrtarëve publik me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu është adresuar çështja me afatet e hetimeve të cilat do të ndikojnë në një hetim më kualitativ, pastaj kontrolli i hetimeve si dhe çështje të tjera të rëndësishme teknike dhe përmbajtjesore të Kodit aktual, adresimi i të cilave do të ndikoi në punë më efikase dhe efektive të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial.

Proejktkodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, është në kuadër të prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë në reformimin e drejtësisë penale, e cila do të finalizohet tutje sipas afateve të parapara në Programin Legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë.

Skip to content