Skip to content
Finlanda e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e sundimit të ligjit

Finlanda e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e sundimit të ligjit

Prishtinë, 24/11/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi sot ka pritur në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Anne Huhtamaki me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, sidomos angazhimin në reformën e sistemit të drejtësisë.

Ministri Kuçi e ka njoftuar Ambasadoren Huhtamaki rreth të arriturave në sundimin e ligjit dhe njëherit kërkoi përkrahje nga shteti i Finlandës edhe për projekte me rëndësi të veçantë për shoqërinë tonë. Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë përkrahjen e deritanishme të shtetit Finlandez në avancimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore. Ministri Kuçi gjithashtu është shprehur i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në avancimin e funksionimit të Shërbimit Korrektues dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha tjera që prekin të drejtat të njeriut. 

Ministri Kuçi njëkohësisht e njoftoi Ambasadoren Huhtamaki rreth prioriteteve që ka Kosova  në procesin e integrimit evropian, zhvillimin ekonomik, si dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi.

Ambasadorja e Finlandës në Prishtinë ka theksuar se shteti i saj është i përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian, reformimit të sistemit të drejtësisë, si dhe proceset tjera të rëndësishme për vendin. 

Foto Galeria

Skip to content