
Në momentet kur fillova punën si Ministër i Drejtësisë, i kisha vendosur vetës disa caqe të cilat besoja së mund t’i arrija që në vitin e parë të këtij mandati.
Jetësimi i ndërmjetësimit në praktikë në vendin tonë ishte njëri nga ato caqe.
Prandaj, më lejoni të shpreh kënaqësinë time më të lartë me rastin e pjesëmarrjes në këtë ceremoni të licencimit të 87 ndërmjetësuesve të parë në vendin tonë. Kjo ceremoni zyrtare është dëshmi e fuqishme se institucionet tona duke vepruar bashkërisht dhe me përkrahjen e miqve tanë mund të ndikojë praktikisht dhe pozitivisht në përmirësimin e ambientit ku jetojmë dhe qasjes në drejtësi dhe kështu, krijimit të besimit më të mirë në institucionet tona të drejtësisë.
Të nderuar ndërmjetësues të ardhshëm, ashtu siç jeni të vetëdijshëm, licencimi juaj sot kurorëzon një fazë të procesit tuaj të ndërtimit si ndërmjetësues.
Licencimi juaj nga Ministria e Drejtësisë u mundëson ju që të ushtroni aktivisht funksionin tuaj prej ndërmjetësuesi.
Unë besoj se ju jeni të vetëdijshëm se të jeni ndërmjetësues nuk është vetëm privilegj i juaji dhe përgjegjësi ndaj institucioneve që drejtojnë ndërmjetësimin në vendin tonë. Përkundrazi, mbajtja lart e besimit në ndërmjetësim është kryesisht detyrë e juaja në të ardhmen sepse ky institut bazohet në besimin që palët kanë në këtë proces-mungesa e vesimit në Ju në të ardhmen do ta venit ndërmjetësimin në përgjithësi.
Institucionet tona, Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni për Ndërmjetësim në bashkëpunim me programet e donatorëve të ndryshëm, do t’ju përkrah në vazhdimësi.
Ministria e Drejtësisë do të mbajë ndërmjetësimin si një nga prioritetet e saj dhe do të ndihmoj në zbatimin e ndërmjetësimit si formë alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Në këtë formë, ne besojmë fuqishëm se përveç sigurimit të qasjes në drejtësi dhe përmirësimit të këtij standardi që buron nga Plani i Partneritetit Evropian, ne do të mundësojmë që mosmarrëveshjet në mes të palëve pas procesit të suksesshëm të ndërmjetësimit të përmbarohen shpejtë nga institucionet kompetente-sepse ky është qëllimi jonë dhe kjo është kërkesa e qytetarëve të cilët me anë të ndërmjetësimit duan t’i përfundojnë mosmarrëveshjet që kanë.
Për ne, procesi i ndërmjetësimit si proces komplementar i gjykatës dhe do të ndihmojë institucionet, gjyqësorin e Kosovës në veçanti sa i takon uljes së numrit të lëndëve e të cilat do të mund t’i dërgoheshin gjykatës drejtpërdrejt.
Ky institut i ri për drejtësinë në vendin tonë do të përkrahet pashmangshëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe programet e donatorëve. Në këtë rast, me lejoni të falënderojë veçanërisht UNDP-në dhe Programin SEAD për përkrahjen e parezervë që kanë dhënë për ju.
Ministria e Drejtësisë është e kënaqur që ka mundësinë të bashkëpunojë me programe që përkrahen nga populli amerikan dhe programe tjera dhe urojmë që ky bashkëpunim të vazhdoj tutje. Institucionet tona kanë nevojë për përkrahje dhe përfitim nga përvojat e vendeve të zhvilluara.
Të nderuar Ndërmjetësues,
Pres që me përkushtim të kryeni punën Tuaj në kuadër të sistemit dhe sipas ligjeve dhe praktikave më të mira, duke ju bërë krah sistemit të drejtësisë dhe duke ofruar qytetarit shërbime cilësore. Unë do të mbështes aktivitetin tuaj, por edhe do të mbikëqyrim punën tuaj që ajo të jetë ligjore dhe cilësore.
Falënderoj partnerët ndërkombëtare për këtë dhe besoj se do të vazhdojmë në realizmin e këtij projekti dhe plotësimin sipas nevojave të qytetarëve dhe me mundësi që shpejt të kemi edhe ndërmjetësues të tjerë.
Urime dhe suksese në profesionin tuaj të ardhshëm!