
Kemi zgjedhur pikërisht fundin e vitit për ta përmbyllur atë jo vetëm me punën e arritur, por edhe me një ceremoni për të respektuar disa kolegë tanë, por edhe drejtësinë në përgjithësi. Është thënë se “Drejtësia është madhështia e kurorëzimit të virtyteve” prandaj, ne sot duam pikërisht t’ua shtojmë madhështinë edhe ashtu të dëgjuar personaliteteve që sot për herë të parë ua ndajmë këtë çmimi për drejtësi.
Para disa muajsh në një përvjetor dhe në një kujtim për një betejë dhe një hero që i bënë nderë vendit dhe popullit tonë, e që jo rastësisht lidhet emri i tij me drejtësi dhe liri, ashtu sikur ishte edhe synimi i popullit tonë, pata premtuar se do ta ndajmë çmimin për drejtësi “Sali Çekaj”. Ai sot nuk është në mesin tonë por me gëzon fakti që familja e tij është në mesin tonë dhe ky çmim jepet për nderë të emrit të tij.
Jam jashtëzakonisht i nderuar që mundë të flasë në ceremoni për një betejë që nuk është lehtë për tu fituar, por asnjëherë nuk është e pashpresë, për drejtësi dhe të hapi këtë ceremoni të laurimit të atyre njerëzve të gjallë dhe të vdekur që bënë historinë e drejtësisë se vendit dhe popullit tonë. I vetëdijshëm se beteja vazhdon dhe se të gjithë ata njerëz që e duan dhe punuan për drejtësi nuk mund të përfshihen në një fjalë, as nga një përshkrim dhe as të shpërblehen në një ceremoni, por nga një histori të ndërtuar me drejtësi.
Beteja për drejtësi i ka dhënë kuptim luftës për liri, kësaj lufte dhe lirisë i kanë dhënë kuptim mitik heronjtë e rënë të lirisë, si Adem Jashari e Sali Çekaj, e shume te tjerë. Lufta e drejtë për liri dhe bashkimi i lirisë me drejtësi është mrekullia e kërkuar nga ne, është pjesa me e lumtur e njerëzimit dhe sot përmes ndarjes se çmimit për drejtësi, ne po e nderojmë luftën për liri dhe pavarësi, sa më e fuqishme është drejtësia, aq më e madhe është liria jonë. Heroit e lirisë e kanë arritur qëllimin, ata të drejtësisë kanë ende për të bërë.
Në vlerësimin tonë për këtë çmim kemi pasur në mendje shumë emra dhe shumë mendime, përkundër shumë kritereve dhe kemi tentuar t’i japim këtë çmim që tani e tutje do të jetë tradicional atyre që kanë bërë emër në drejtësi dhe që i kanë bërë emër drejtësisë. Sot po laurojmë njerëzit që në jetë i ka udhëheq ideja dhe guximi për ta mbrojtur atë, ata që ishin shembull të njeriut që idenë për drejtësi dhe të drejtën e mbrojtën me guxim. Ata njerëz që ishin në kërkim dhe mbrojte të vërtetës dhe atë brenda nesh, por edhe përballë tjerëve sado që mund të jenë rezistencat. Ata që sfiduan vetën dhe asnjëherë nuk u ndalen të kërkojnë atë që kërkonte kombi ynë dhe asnjëherë nuk e humbën kontaktin me realitetin dhe me popullin ku jetonin. Ata që jetonin për ide të mëdha të cilat në fillim nuk ishin të shpeshta, por që me kohën u bënë parime të shoqërisë.
Ata ishin të vetëdijshëm se ndërtimi i sistemeve juridike është i ndikuar nga shoqëria. Ata besonin se ”kur ligji nuk i bie tamam një populli, duhet ndërruar ligjin dhe jo popullin”, të tillë ishin Prof. Ejup Statovci, Gazmend Zajmi e Bardhyl Qaushi.
Sot kemi laureuar edhe njerëz të rinjë, student që janë njerëz të kohës se re, të jetës se lirë, të mendjes se hapur dhe konkurrentë dhe që janë shpresa e drejtësisë konkurrente në vendin tonë.
Sot kemi vendosur të laurojmë edhe prokurorë dhe gjyqtarë, sipas propozimit të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, njerëz që janë të bindur në drejtësi dhe i besojnë drejtësisë, janë të shkolluar për drejtësinë, e kanë profesion dhe ideal për të tjerët në mënyrë që njerëzve tu ofrojnë mekanizma mbrojtës që lejojnë njerëzit të jetojnë dhe të planifikojnë të ardhmen e tyre. E tille ishte znj. Nekibe Kelmendi tanimë e ndjerë, Gjyqtarja Emine Mustafa dhe Prokurorja Xhemajlie Mustafa.
Zonja dhe zotërinj,
Lufta e jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë, në përputhje me normat ndërkombëtare ngase ajo kishte filozofi politike properëndimore, kishte shpirt human dhe udhëhiqej nga njerëz me dije dhe guxim.
Gjithë lëvizja jonë për liri dhe pavarësi dhe veprimet e njerëzve tanë për të drejtën dhe drejtësinë ishin në përputhje me vullnetin e qytetarëve tanë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, këtë e kemi ditur ne çdo herë, këtë e kemi besuar në çdo rast, por mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me 22 korrik të vitit 2010, e legjitimoi atë në kulmin e drejtësisë botërore. U vërtetua se populli ynë e fitoj të drejtën me drejtësi. U deshtë shumë mund që të fitohet e drejta e jonë dhe të vërtetohet drejtësia, u deshën shumë sakrifica të popullit tonë dhe përkrahja e botës demokratike.
Edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë u deshtë të kemi përfaqësim profesional dhe me përkushtim që e drejta jonë të provohet dhe kjo ndodhi falë shumë njerëzve vendorë e ndërkombëtar me në krye juristin e shquar, personalitetin e veçantë, që kontribuoi në mbrojtjen e plotë të pavarësisë sonë britanikun, Michaell Wood, të cilin e kemi prezentë, të cilin e falënderojmë dhe shpreh nderim për punën e zellshme për të vënë drejtësinë mbi padrejtësinë që ju bë një shekull popullit tonë. Qytetari ynë është në fokus të mbrojtjes me drejtësi dhe burim i ngritjes se padrejtësive dhe mu për këtë edhe qytetarët me iniciativa të tilla do të jenë laureatë.
Sot kur ne kemi themeluar shtetin tonë, sot kur kemi ambicie që shteti ynë të jetë modern dhe demokratik, me synime për integrime dhe konkurrencë me botën e lirë, sot kur po e ndërtojmë sistemin juridik dhe po bëjmë përpjekje për rëndë dhe ligj, për një sistem juridik që garanton qytetarët tanë, që ndërtojmë një sistem mbi traditën juridike të vendit tonë dhe duke e gërshetuar atë me parimet moderne të botës, na kujtohen të gjithë ata burra dhe gra që synua lirinë dhe drejtësinë për popullin tonë dhe ranë për liri, respektojmë çdo qytetarë që synim ka këto vlera dhe ndërtojmë bazën për gjeneratat që vijnë, respektojmë edhe punën e secilit jurist dhe synimet tona si popull.
Ju laureat të gjallë, është një nderë që po u jepet ky çmim, por edhe përgjegjësi për Ju që të vazhdoni me nderë dhe profesionalizëm.
Pasi jemi në fundvit, me lejoni të falënderoj të gjithë ata që punuan se bashku këtë vit, të gjithë ata që punuan me drejtësi dhe për drejtuesin, për vendin tonë.
Bashkëpunëtorët e mijë në ministri, Këshill Gjyqësor të Kosovës, Këshillë Prokurorial dhe Gjykatë Supreme, për bashkëpunim profesional dhe shumë nisma të përbashkëta dhe përkrahje në shumë nisma sfiduese të cilat do t’i ballafaqojmë me profesionalizëm, përkushtim dhe punë edhe në vitin që vjen.
Urime ju, familjeve tuaja dhe çdo qytetari të vendit tonë!
Ju faleminderit!