
Të nderuara zonja dhe zotërinë!
Me lejoni që në fillim të shprehi kënaqësinë që po marr pjesë në këtë prezantim të këtij raporti.
Që nga dita kur kam nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me QKRMT-në, mendimi im ka qenë t’i prezantoni raportet para opinionit publik dhe ato raporte t’i shohim të gjithë se bashku dhe pastaj të gjeturat e këtyre raporteve t’i marrim seriozisht në kuadër të mundësive tona buxhetore dhe kadrovike, t’i organizojmë më mirë dhe më efikas.
Me lejoni të them që në fillim se fjalimi im si Ministrisë po besoj edhe i gjithë drejtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), është që të bashkëpunojmë më shoqërinë civilë, që të respektojmë liritë dhe të drejtat e njeriut, të atyre që janë brenda qendrës korrektuese, të burgosurve, por njëkohësisht t‘i gjejmë mangësitë të cilat gjinden brenda SHKK.
Natyrisht memorandumet më QKRMT-në, KMDLNJ-në dhe me disa organizata ndërkombëtare me kanë ndihmuar mua që ta shohë më mirë gjendjen, andaj, jam shume i lumtur që këto memorandume janë në të mirë te të burgosurve dhe ju inkurajoj që të jeni kështu edhe në të ardhmen.
Dua t’i them disa gjëra që lidhën me raportin, por edhe në tërësi më SHKK-në. Mendoj që duhet të jemi partnerë edhe në të ardhmen të asaj që unë e quaj brenda ligjit, njerëzit që qëndrojnë në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit të Kosovës, janë njerëz që kanë problem më ligjin ( të burgosurit), por njëkohësisht edhe të tjerët që punojnë me ta, duke filluar nga oficeret korrektues e deri të Ministri, duhet të veprojmë përball tyre më ligjin. Kjo ka qenë pak problem dhe është edhe më tutje problem, që ta bëjmë një vijë ndarëse dhe vija ndarëse është brenda ligjit, brenda ligjit ata i kanë të drejtat e tyre, por brenda ligjit i kanë edhe detyrat që duhet t’i kryejnë.
Ndërsa, jemi konkurrues kur mendojmë në formën e menaxhimit, konkurrues në mendime, ngasë unë mendoj se duhet ta ndryshojmë formën e menaxhimit. Në SHKK duhet ta aktualizojmë shumë që ata njerëz që janë brenda, kudo, në secilën qendër korrektuese në Kosovë, janë njerëz që në duhet t’i përgatisim që të kthehen si njerëz të barabartë në shoqërinë tonë, ky është qëllimi i MD-së, i SHKK-së dhe ky është qëllimi i ligjit. Nuk është qëllimi për t’i mbajtur njerëzit me vite të tëra në burg, por është qëllimi më i mbajt për aq kohë që të kthehen qytetarë të barabartë në vendin tone. Kjo kërkon një angazhim më shumë se sa hapja e mbyllja e dyerve dhe një angazhim më shumë se sa dhënia e ushqimit dhe ngrohjes, kjo kërkon një trajtim social më të përkushtuar dhe një punë më të lidhur në mes të institucioneve, MD-së, shoqërisë civile, por edhe atyre që gjinden brenda qendrave korrektuese.
Natyrisht, sugjerimet që do t’i prezantoni ju në do t’i marrim shumë seriozisht, pa premtimet që do t’i kryej të gjitha, me premtimin që do të shqyrtohen të gjitha dhe për secilën prej tyre ne do të tentojmë t’i japim përgjigje, edhe ju, por edhe opinionit publik.
Me lejoni të them që si Ministër i Drejtësisë kam marrë disa hapa për rritjen e transparencës, kam nënshkruar memorandumet më OJQ-të dhe jam i bindur që memorandumet janë respektuar me perpikmeri, janë vendosur kutit e ankesave në secilin institucion të MD-së, po ashtu, çdo letre të burgosurve që ka arritur në zyrën time ju kam përgjigjur, por ka raste kur letrat nuk kanë ardhur të unë, këtë e kam vërejtur në vizitën që dy here e kam bërë në burgun e Dubravës dhe disa here në qendrat tjera, ku kam kontaktuar drejtpërdrejt më të burgosurit.
Ne duhet t’i bindim të burgosurit që ta respektojnë ligjin dhe duhet t’i bindim që ne jemi ata që e respektojmë ligjin. E kam vërejtur një shkarje në SHKK në mes të asaj që quhet risocializim dhe mbajtjen e njerëzve aty, duhet të investojmë më shumë në risocializimin e tyre dhe këtu pres angazhimin tuaj, pres angazhimin e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës dhe në veçanti presë angazhimin e njerëzve që merren me çështjen e risocializimit.
Po ashtu, kam vërejtur një shkarje në mes të SHKK-së dhe institucioneve tjera, ka nevojë për një koordinim më të mirë, ka nevojë që ky koordinim të jetë më i shpejtë dhe me i mirë më gjykatat e Kosovës, respektivisht edhe policinë. Ka pasur një grup të madh të njerëzve që kanë dërguar disa here letër Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku janë mbajtur më shumë së sa është paraparë më ligj në mungesë të aktgjykimeve të formës së prerë dhe ne kemi qenë në dilemë a duhet t’i mbajmë ata njerëz apo t’i lirojmë. Ne duhet ta rrisim këtë organizim.
Unë besoj që burgjet e Kosovës dhe qendrat korrektuese nuk janë vende të kriminalitetit, por janë vende ku njerëzit risocializohen që të kthehen prapë në shoqëri. Fatkeqësisht në momente të caktuara janë trajtuara si të tilla. Duhet ta themi hapur se në momente të caktuara nga ato qendra është dirigjuar kriminaliteti dhe kjo është e vërtetë publike dhe mu për këtë në koordinim më Prokurorin dhe Gjykatën ne kemi urdhëruar bastisjen në burgun e Dubravës.
Unë ju premtoj publikisht që viti tjetër do të jetë viti i fokusit tim në reformat në SHKK, ku reformat do të jenë të thella, dukë filluar nga reformat ligjore, ku do ta amandamentojmë Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, po ashtu, në Kodin e ri Penal, kam paraparë disa sanksione të veçanta për ikje nga burgu, dhe në veçanti për ata që ndihmojnë për ikje nga burgu dhe kam rritur rolin e Shërbimit Sprovues të Kosovës, respektivisht logjikës sime që ata që nuk kanë nevojë të jenë prapa grilave, ka forma të tjera të risocializimit.
Besoj që gjithë e dimë që unë kam nënshkruar një vendim që në prill të këtij viti, që prokurimin, financat dhe administratën i kam bartur në SHKK, ku ata i kanë menaxhimin e këtyre sektorëve, ata kanë shef prokurimi ata kanë vijën e vetë buxhetore dhe kanë organizimin e tyre.
Me lejoni të them që SHKK-ja duhet të ndryshoj qasjen ndaj shëndetësisë, shërbimin shëndetësor të SHKK-së do ta bartim në Ministrin e Shëndetësisë brenda vitit 2012 dhe do kërkojmë nga QKUK-ja të kemi një këndë të veçantë ku trajtohen të burgosurit që janë të sëmura.
Për mua është shumë më rëndësi që kemi ruajtur kornizën e SHKK-së, për mua është shumë më rëndësi të kalojmë nga rutina në zhvillim, synimi im është që t’i kthejmë ata njerëz në jetë. Do të angazhohemi për krijimin ë njësive ekonomikë brenda SHKK-së, në mënyrë që ata njerëz ta shfrytëzojnë kohën, por edhe të jenë profitabil në punën e tyre. Jam shumë i bindur që do punojmë bashkërisht në organizimin e burgut të tipit të hapur, ku po bëjmë përgatitjet në burgun e Smrkovnices. Besoj që vitin tjetër kjo do të ndodh.
Kërkoj publikisht ndihmën e stafit tim, por mbi të gjitha kërkoj ndihmën e opinionit publik, reformat nuk do jenë politikë, por unë do të jem i interesuar me ndërruar në kuptimin pozitiv, sipas vizionit, do të provoj me paraqitë objektivat ku edhe i kemi paraqitur dhe me i gjete njerëzit për ato objektiva.
Unë jam shumë i bindur që në SHKK ka njerëz të mirë që i kryejnë këto punë dhe kanë përgjegjësi, nuk është ndonjë revolucion që do ta bëj, nuk është qëllimi im me ndërruar njerëz, qëllimi im është më ndërruar politika dhe me ndërruar logjiken e SHKK-së.