Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Fjalimi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në konferencën “Ribashkimi i Gjermanisë”, e organizuar nga Kolegji ISPE.

Fjalimi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në konferencën “Ribashkimi i Gjermanisë”, e organizuar nga Kolegji ISPE.

Prishtinë, 07/10/2011

Besoj që të gjithë sot mund të pajtohemi se fjalimet më të mira rreth kësaj dite me kaq shumë vlerë janë bërë po atë ditë, pranë shembjes së atij muri, 22 vite nga sot. Megjithatë, rëndësia e kësaj dite ka lënë aq shumë gjurmë në jetën e secilit Evropian sa që edhe sot diskutohet me po aq interes sikur para 22 vitesh. 

Rënia e murit të Berlinit ka shënuar bashkimin e dy pjesëve vitale të një trupi, i cili nuk mund të arrijë që të jetojë e funksionojë mirëfilli pa u bashkuar. Në anën tjetër, vetë ngritja e murit të Berlinit ishte njëra ndër ngjarjet që alarmoi tej mase botën jo vetëm për efektin që do të kishte më pas në vetë jetët e Gjermanëve, por me tepër për atë që simbolizonte: ndarjen e të mirës me të keqen. 

Arsyeja pse kaq gjatë ai mur qëndroi aty ku ishte, ishte pikërisht mosbesimi se në ideologji politike ka diçka që është e mirë dhe diçka që është komplet e keqe. Muri i Berlinit në fakt e dëshmoi komplet të kundërtën. Gjeti dëshminë më të gjallë për t’ua treguar botës rëndësinë e demokracisë dhe eksiztencën e politikës shtypëse, e që më në fund ua dëshmoi gjithë botës se çka në të vërtetë është më e mirë për shoqëritë tona. Por këtë, më së miri e tha vet ish Presidenti Amerikan, Jo0hn Kennedy, po atë ditë pranë rrëzimit të këtij muri “Ka shumë njerëz në botë të cilët nuk e kuptojnë, ose thonë se nuk e kuptojnë, se çfarë është e gjithë çështja në mes të Botë së Lirë dhe Botës Komunistë. Le të vijnë në Berlin. Ka disa njerëz që thonë se komunizmi është fryma e së ardhmes. Le të vijnë në Berlin”. (Let them come to Berlin!)

Dhe pikërisht përshkrim më të mirë për gjithë këtë ndarje nuk mund të ketë. Sot, përkundër historisë së hidhur nëpër të cilën ka kaluar Gjermania, Gjermanët kanë shumë arsye për t’u mburrur me shtetin e tyre, me qytetarët e tyre dhe me politikën që ata udhëheqin sot.  
Ata, sot pas 22 vitesh, mund të thonë të njëjtën gjë “Le të vijnë në Berlin”, “Ejani në Gjermani” pikërisht për të parë njërën ndër modelet më të mira të demokracisë, të qytetarisë kozmopolite, e të një ekonomie që shërben si shembull për të gjithë sot. 

E ndërsa për shumë vende në botë kjo çështje, ky vit, kjo ngjarje mbetet një kujtim i hidhur por me përfundim të bukur, shumë vende ende sot vazhdojnë të shohin mure të ndërtuara e që vazhdojnë të ndërtohen në mes të një qyteti, në mes të një shteti, për të ndarë pikërisht atë që thuhet se e ndau edhe muri i Berlinit: të mirën nga e keqja. 

Paradoksi kryesor në ndarje të tilla është që secila anë fajëson tjetrën si të keqe. Kjo i ndodhi edhe Gjermanisë- atëherë- Lindore. Ajo ndoqi një ideologji për të cilën besonte, apo thjeshtë donte të besonte se është më e mirë nga të tjerat. Por historia ka dëshmuar të kundërtën. 

Do të doja shumë që vendet, shoqëritë, individët të cilët sot vazhdojnë t’i ndërtojnë këto mure, të mësojnë nga historia e Gjermanisë. Ndarja dhe izolimi kurrë nuk kanë qenë opsion i mirë. 

Në një moment tjetër në Berlin, përsëri John Kennedy kishte dhënë përshkrimin më të mirë për këtë “Liria ka shumë vështirësi dhe demokracia nuk është e përkryer, por asnjëherë nuk kemi pasur nevojë të ngrijmë mure që të mbajmë njerëzit tonë brenda, apo t’i ndalim ata që të mos na lënë” . 

Është gati tragjike që ky citat, i thënë në vitin 1963, vlen edhe sot për shumë në botë. Vlen shumë për Kosovën. 

Sot, kur shteti ynë po angazhohet cdo ditë e më shumë për vënien e rendit dhe ligjit në secilin vend të shtetit tonë, për të mos e lënë asnjë qytetarë tonë pa mundësinë që ta provojë sundimin e ligjit, është fatkeqe të kemi njerëz të cilët duan ta përsërisin njërën ndër eksperiencat më të dëmshme në histori: ndërtimin e mureve për të ndarë njerëzit. Sot, kur shteti ynë në synimet dhe veprime e tij gëzon përkrahjen e shteteve më të përparuara, demokratike e prosperitare në botë, kemi një impresonifikim të një Gjermanie të dikurshme Lindore e cila përpiqet të bindë qytetarin se fryma e tyre izoluese është më e mirë.

Unë kam shpresën më të madhe dhe bindjen më të madhe se të paktën shumica nga ne ka mësuar nga historia e ndarjes së Gjermanisë, dhe kemi mësuar se demokracia nuk ka nevojë për ndërtime të mureve apo çfarëdo ndarjeje tjetër. 

Për fund, pa dashur ta ndërroj kursin e fjalimit tim, më lejoni që të falënderoj shtetin e Gjermanisë që përgjatë të gjitha këtyre viteve ka mbështetur ndërtimin e shtetit tonë të ri dhe se ka krijuar për ne një model që shteti i Kosovës dëshiron ta ndjekë.

E përderisa presim që të tjerët, që sot vazhdojnë të ngrijnë mure, të shohin anën tjetër të ndritur të botës, ua kujtoj citatin kësaj dite “Le të vijnë në Berlin”, apo- akoma më lehtë- “Le të vijnë në Prishtinë”. 

Ju faleminderit!  

Foto Galeria