
Në takimin e zhvilluar të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, me drejtorin e programit SEAD për Kosovë, David Greer, u bisedua për funksionalizim sa më të shpejt të sistemit të Ndërmjetësimit dhe atij të Arbitrazhit.
Në takim u tha se gjatë këtij viti do të bëhet licencimi i Ndërmjetësuesve të parë. Deri me tani është nxjerr Ligji për Ndërmjetësim, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka themeluar Komisionin për Ndërmjetësim, komisioni ka nxjerrë dhe ka miratuar aktet nënligjore, si dhe është shpallur konkursi për pranimin e 75 kandidatëve për ndërmjetësues.