
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në një takim lamtumirës z. Undo Moeler, me rastin e mbarimit të misionit të tij si Kryesues i Komponentës Policore të EULEX-it.
Më këtë rast, ministri Kuçi ka falënderuar z. Moeler për profesionalizmin, bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, si dhe për kontributin që ka dhënë për sundimin e ligjit në Kosovë.