Filloi punën zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Daut Xhemajli. Me rastin e prezantimit të tij para stafit të ministrisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, zëvendësministrit Xhemajli, i ofroi bashkëpunim të plotë në realizimin e përbashkët të objektivave të MD-së.