
Në vazhdën e takimeve bashkëpunuese me ambasadorë të akredituar në Kosovë, Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Francës, Maryse Daviet.
Ministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin që Republika e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë ka me Ambasadën e Francës dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, përmes projekteve të cilat kanë mundësuar rritjen e kapaciteteve në drejtim të ndërmarrjes së reformave, sidomos në fushën e drejtësisë.
Ambasadorja Daviet, është shprehur e kënaqur për bashkëpunimin e që ka Ambasada e Francës me Ministrinë e Drejtësisë, duke vlerësuar vendosmërinë e këtij institucioni në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe intensitetin e reformave në drejtësi.
Ministri Kuçi ka vlerësuar ekspertizën e dhënë nga shteti francez, ndërkohë është shprehur se mirëpret çdo mbështetje të mëtejshme në drejtim të thellimit të bashkëpunimit përmes projekteve mbështetëse nga Franca.