Skip to content
Fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë dhe Shqipëri, fuqizon bashkëpunimin ndërshtetëror

Fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë dhe Shqipëri, fuqizon bashkëpunimin ndërshtetëror

Prishtinë, 11/05/2016

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja i shoqëruar nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese së Kosovës, znj. Arta Rama Hajrizi.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi e ka njoftuar Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Dedja me punën dhe aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë zhvillimet e fundit në fushën e drejtësisë në Kosovë, konkretisht në reformat e realizuara në frymën e perspektivës evropiane, përfshirë legjislacionin, ngritjen e kapaciteteve si dhe garantimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Nga ana tjetër, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Dedja njoftoi Ministrin Kuçi për reformat themelore që po ndërmerren në fushën e drejtësisë në Shqipëri, për sa i përket legjislacionit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë. 

Ministri Kuçi dhe Kryetari Dedja, me theks të veçantë diskutuan për rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese, rolin dhe rëndësinë e punës dhe pavarësisë së këtij institucioni në të dyja vendet.

Ministri Kuçi theksoi edhe bashkëpunimin e ngushtë që ka Ministria e Drejtësisë me institucionet e Drejtësisë në Shqipëri, duke vlerësuar lartë shkëmbimin e përvojave nga të dyja vendet në fushën e drejtësisë.
 

Foto Galeria

Skip to content