
Zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Bedri Bahtiri, sot kanë ndarë certifikatat për gjashtë studentë të cilët kanë përfunduar punën praktike në Ministrinë e Drejtësisë.
Puna praktike për studentët, mundësohet falë një marrëveshje të arritur në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendrës së Karrierës të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.