
Po ashtu delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga zëvendësministri Sallahu, vizitoi edhe Institucionin Korrektues Österåker ku u prit nga drejtori i këtij institucioni z. Fredrik Thunberg, drejtori i këtij institucioni informoi zëvendësministrin Sallahu me për së afërmi me sigurinë e burgut, programet për trajtimin e të burgosurve, trajnimin e stafit korrektues si dhe programe të tjera që ndihmojnë në mënyrë efikase riintegrim dhe riisocializimim e personave të dënuar.
Zëvendësministri Sallahu falënderoi drejtorin e kësaj Qendre dhe shprehu gatishmërinë e tij që programe të tilla që kanë synim riintegrimin dhe riisocializimin e të dënuarave të integrohen në objektivat e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Implementimi i këtyre programeve do të bëhet përmes bashkëpunimeve në mes të shërbimeve korrektuese të shteteve përkatëse.