
Kryeshefi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar, Rrahim Rama, sot ka pritur në takim Këshilltarin e Lartë për Krime Ekonomike nga Zyra e thesarit Amerikan, Gary Hyde, me të cilin ka biseduar mbi të dhënat statistikore për administrimin e pasurisë se sekuestruar ose konfiskuar.
Me këtë rast, Kryeshefi Rama ka falënderuar Këshilltarin Hyde, për bashkëpunimin e zhvilluar në mes të Agjencisë dhe Zyrës së Thesarit Amerikan, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e tij për thëllimin e bashkëpunimit, në anën tjetër Këshilltari Hyde ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për Agjencinë, duke vlerësuar këtë agjenci si shumë të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar
Në këtë takim u tha se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar në krahasim me vitin 2011 që ka administrua pasuri në vlerë rreth 175 mijë euro, në vitin 2012 ka pasur rritje të administrimit të pasurisë, vlerë e cila arrin në rreth 2.5 milion euro.
Nga organet kompetente për sekuestrimin ose konfiskimin e pasurisë, Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar, gjatë 11 muajve të vitit 2012 i janë dorëzuar 94 vendime, ndërsa Agjencia ka zhvilluar 34 ankande publike.