Skip to content
Gra dhe vajza nga Podujeva pritën në vizitë Ministren e Drejtësisë

Gra dhe vajza nga Podujeva pritën në vizitë Ministren e Drejtësisë

Prishtinë, 03/12/2022

Në kuadër të fushatës së "16 ditëve të aktivizmit kundër dhunëz në baza gjinore" u nbajt ky takim, për të informuar më shumë rreth nismave ligjore që janë ndërmarrur sa i përket mbrojtjes së viktimave të dhunës dhe masat që janë marrë me kodin penal ndaj dhunuesve. 

Ministrja Haxhiu tha se kemi shumë punë për të bërë bashkë dhe se qytetarët duhet të flasin e të sensibilozojmë më shumë shoqërinë kundër dhunës dhe mendësisë patriarkale. 

Ministrja po ashtu u shpreh se ka defekte në zingjirin e përgjegjësive të cilët merren me mbrojtjen ndaj viktimave, dhe luftimin e dhunës, por se tashmë janë hartuar nisma të rëndësishme ligjore në këtë drejtim. 

Raportimi i dhunës është mënyra më e mirë që të parandalohet dhuna e mëtejshme dhe se krahas raportimit duhet të kemi edhe veprime konkrete nga organet kompetente. 

Pas këtij diskutimi aktiviteti vazhdoi edhe me një koktej ku të pranishmet patën mundësinë të diskutojnë më afër edhe çështje të tjera me rëndësi sa i përket sistemit të drejtësisë si dhe angazhimit kundër dhunës në familje dhe dhunës me baza gjinore.

Skip to content