
Përgjatë këtyre ditëve, aktivitete të shumta do të zhvillohen në të gjithë Republikën, me synim sensibilizimi kundër dhunës ndaj grave e vajzave. Ndërkohë do të vijojë puna drejt finalizimit të Strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave dhe Planit të Veprimit 2022-2026, e cila parashikon rreth 150 aktivitete konkrete kundër dhunës.
Takimi i sotëm konfirmon edhe një herë gatishmërinë dhe veprimet konkrete institucionale në këtë drejtim.