Skip to content
Hapet fushata me nxënësit e shkollës Faik Konica

Hapet fushata me nxënësit e shkollës Faik Konica

Prishtinë, 25/11/2022

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të fushatës globale “ 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku gjatë ditës, është mbajtur ligjëratë në orën e parë në të gjitha shkollat e ulta dhe të mesme të Republikës së Kosovës.

Gjatë vizitë, ministrja Haxhiu tha se institucionet kanë përgjegjësi ndaj brezave më të rinj, andaj kërkoi që krahas arsimimit të angazhohen edhe në edukim, ku jetohet në solidaritet, barazi, harmoni ndërmjet moshave dhe gjinive.

“ Respekti, toleranca, konsiderata për tjetrin, pa e cenuar, pa bullizuar, pa ngacmuar duhet të jenë fryma në të cilën kultivohet shoqëria e zhvillohen më të vegjlit tanë. Ngacmimet seksuale dhe dhuna nuk duhet izoluar si tabu që nuk trajtohen. Ato nuk duhet lëmë të normalizohen, gati si pa vërejtshme në mungesë diturie. Ato duhet trajtuar kur na ndodhë ky fenomen”, deklaroi Haxhiu.

Ministrja Haxhiu, tha se fëmijët duhet të mësohen se çfarë është liria dhe e drejta për tjetrin por edhe për veta ata.

"Nëse kemi neglizhuar edukimin e fëmijëve sot, kemi rrezikuar një brez për nesër. Fëmijët le ta gëzojnë jetën, të orientuar mirëfilli le te zhvillohen, të ofrojmë dhe garantojmë edhe mundësi edhe prosperitet për ata”, tha ministrja Haxhiu.

Në fund, ministrja Haxhiu falënderoi mësimdhënësit për punën e palodhshme dhe të shkëlqyer në misionin e tyre të shenjtë, për fëmijët.

AS EDHE NJË MË SHUMË! Është thirrje individuale dhe institucionale për thyerje të heshtjes e raportim.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Shkolla Fillore "Faik Konica"

Skip to content