Skip to content
Haxhiu: Do të kemi llogaridhënien e munguar, transparencën e duhur dhe rezultatet e nevojshme

Haxhiu: Do të kemi llogaridhënien e munguar, transparencën e duhur dhe rezultatet e nevojshme

Prishtinë, 05/07/2023

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se ka pranuar raportet preliminare të të gjitha grupeve punuese që janë themeluar në kuadër të kësaj Deklarate, dhe të cilat janë kompetente për vlerësimin, identifikimin e gjetjeve, si dhe rekomandimeve konkrete që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi.

Ministrja Haxhiu përmendi disa nga nismat e nisura si : Vlerësimi i Performancës dhe Disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Fuqizimi i Mekanizmave të brendshëm për Verifikimin dhe Kontrollin e Integritetit; Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe Mekanizmat për deklarimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në këtë takim, ministrja Haxhiu konfirmoi edhe një herë vullnetin e Ministrisë së Drejtësisë dhe përkushtimin për vazhdimin e reformës në drejtësi që sipas saj, sistemit të drejtësisë në vend do t’i sjell llogaridhënien e munguar, transparencën e duhur, si dhe profesionalizmin dhe rezultatet e nevojshme kualitative.

Skip to content