
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shwartz, si dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mirëpritën sot bashkatdhetarët nga mërgata në një takim të organizuar me qëllim bashkëbisedimi, njëherit duke ua njohur kontributin e pakursyer të tyre për Kosovën dhe qytetarët tanë.
Ministrja Haxhiu theksoi se mërgata e ka dëshmuar vazhdimisht dashurinë dhe përkushtimin për vendin, së fundmi me përfshirjen e tyre në ndryshimin e madh të qeverisjes, dhe po ashtu vullnetin e shprehur që përkundër krizave globale kur godasin ato, mërgata kontribuon që ekonomia e vendit të gjallërojë në vazhdimësi.
Ministrja përmendi edhe faktin që gjate qeverisjes aktuale Ministria e Drejtësisë po angazhohet në reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë.
Në fund, takimi u shoqërua me një koktej për të bashkëbiseduar më shumë me njëri-tjetrin.
Të pranishmit nga mërgata vizituan edhe zyrat e Ministrisë së Drejtësisë dhe ambientet ku punon kabineti i Ministres.