
“ Nevoja dhe domosdoshmëria e këtyre ndryshimeve, jo vetëm të natyrës materiale, pra ashpërsimi i sanksioneve penale, si dhe përcaktimi i disa veprave të reja penale, por kjo determinon edhe nevojën për përshpejtim të procedurave, për të siguruar hetim dhe gjykim efikas”, tha ministrja Haxhiu.
Sipas ministres Haxhiu, me plotësim/ndryshimin e këtij projektligji, veprat penale të dhunimit dhe dhunës në familje të përcaktuara në Kodin Penal, hetimi duhet të përfundon brenda afatit prej një viti, nga data e fillimit të hetimit.
“Po ashtu sa i përket masave të cilat përdoren për të siguruar praninë e të pandehurit për veprat penale të cekura më lartë, gjykata duhet të shqiptoj masën e paraburgimit në rastet e dhunimit me qëllim të pengimit të ri-kryerjes së veprës penale dhe të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale”, deklaroi ministrja Haxhiu.
Sipas saj, ndryshim tjetër shumë i rëndësishëm në këtë projektligj, konsiderohet edhe koha për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor ku për veprat penale të dhunimit, dhunës seksuale dhe dhunës në familje në rastet kur; shqyrtimi gjyqësor mbahet para gjyqtarit të vetëm gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të përfundohet brenda gjashtëdhjetë ditësh, kurse në rastet kur shqyrtimi gjyqësor mbahet para trupit gjykues, shqyrtimi duhet të përfundohet brenda nëntëdhjetë ditësh.
“ Këto ndryshime janë të nevojshme dhe të domosdoshme për adresimin e këtyre fenomeneve, me qellim të sigurimit të procedurës penale efikase”, u shpreh ministrja Haxhiu.