
Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu u njoftua me punën, shërbimet që ofrohen për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre dhe kurset që ofrohen me qëllim të aftësimit profesional.
Ministrja Haxhiu tha se Qeveria e Kosovës është e angazhuar maksimalisht që të mbijetuarat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre të kenë shërbimet e nevojshme dhe të domosdoshme gjatë qëndrimit të tyre në këto institucione.
“Si asnjëherë më parë strehimoret kanë vëmendjen e shtetit. Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet emergjent dhe është shtuar buxheti për mbështetjen e OJQ-ve, në 1 milion e gjysmë”, tha ministrja Haxhiu.
Ndërsa drejtoresha Ardita Bala falënderoi Ministren për vizitën dhe përkushtimin saj në reformën e shërbimeve sociale.