Skip to content
Homazhe në 22 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël

Homazhe në 22 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël

Prishtinë, 26/03/2021

Me 26 mars shënojmë e rikujtojmë njërën prej masakrave më të mëdha në Kosovë të kryer nga shteti i Serbisë. Në këtë datë, në vitin 1999, menjeherë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël forcat paramilitare serbe kishin rrethuar këto dy fshatra. Vetëm në Krushën e Madhe për tre ditë u vranë e u masakruan 243 persona prej të cilëve 64 ende janë të pagjetur, dhe 850 shtëpi të fshatit u dogjën, ndërkaq në Krushë të Vogël gratë dhe fëmijët ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre për t’i nisur drejt Shqipërisë, ndërsa burrat, pleq, të rinj dhe fëmijë i detyruan të hynin në një shtëpi, ku i pushkatuan dhe më pas i vunë edhe zjarrin. Vetëm gjashtë persona arritën të shpëtojnë nga kjo tragjedi, 112 burra dhe djem u vranë, ndërkohë një ditë para ishin vrarë 9 banorë të këtij fshati.

Sot, përveç homazheve që bëmë pranë varrezave të të rënëve të këtyre dy fshtrave, ne theksojmë edhe nevojën për drejtësi për krimet e luftës dhe për të pagjeturit. Drejtësia për krimet e luftës, për masakrat si kjo e Krushës së Madhe e Krushës së Vogël, është pikënisje për çdo nismë për paqe në të ardhmen dhe dialogu mes shteteve.

Skip to content