Skip to content
I dërguari i posaçëm Gjerman për Ballkanin Perëndimor, Ambasadori Ernst Reichel, siguron autoritetet Kosovare në trajtimin e migrimit ilegal

I dërguari i posaçëm Gjerman për Ballkanin Perëndimor, Ambasadori Ernst Reichel, siguron autoritetet Kosovare në trajtimin e migrimit ilegal

Prishtinë, 20/02/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot të dërguarin e posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Ernst Reichel. Gjatë takimit, Ministri Kuçi dhe Ambasadori Reichel kanë diskutuar lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës në hapësirën e Bashkimit Evropian, si dhe lidhur me agjendën e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.   

Ministri Kuçi ka përshëndetur gatishmërinë e shtetit Gjerman për ndihmën që po i ofron Kosovës, sidomos në procesin e integrimeve evropiane si dhe në bashkëpunimin që ka me institucionet e Kosovës për të ofruar zgjidhje në çështjen e migrimit ilegal. Ministri Kuçi e ka njoftuar Ambasadorin Reichel me përpjekjet që po bëjnë institucionet e vendit për të ndaluar migrimin ilegal të qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

Ministri Kuçi dhe Ambasadori Reichel kanë vlerësuar se migrimi ilegal nuk është zgjidhje për askënd. Ambasadori Reichel ka thënë se Gjermania do të ndihmojë Republikën e Kosovës në procesin e kthimit të qytetarëve të saj, si dhe do të vazhdojë të përkrahë krijimin e perspektivës ekonomike në vend. Ambasadori Reichel gjithashtu ka deklaruar se perspektiva e Kosovës dhe e tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. 

Foto Galeria

Skip to content