
“Jam jashtëzakonisht i nderuar se një prej aktiviteteve të mia të para si ministër i Drejtësisë është hapja e kësaj Qendre Korrektuese Edukative për të mitur, e cila është një investim nga taksapaguesit evropianë.
Angazhimi im si ministër do të jetë fuqizimi i rendit dhe ligjit në Kosovë. Fuqizimi i rendit dhe ligjit është pasaporta jonë për t’u integruar në Bashkimin Evropian”, tha Ministri Tahiri.
Teksa ka inkurajuar Ministrinë e Drejtësisë që të kenë parasysh mirëqenien e fëmijëve, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se BE ka investuar 3 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Korrektuese për të mitur.
Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, vlerësoi se hapja e kësaj qendre shënon edhe mundësinë për të shënuar progresin e arritur deri më tani, e po ashtu edhe partneritetin e Kosovës me UNICEF-in dhe BE- në. Qendra Edukuese – Korrektuese për të mitur, është projekt i përbashkët, i bashkë financuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Drejtësisë.