Skip to content
Intensifikohen përpjekjet për anëtarësim me të drejta të plota në Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit

Intensifikohen përpjekjet për anëtarësim me të drejta të plota në Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 20/02/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti sot në takim kreun e Inciaitivës Rajonale Kundër Korrupsionit, (RAI),  Davor Dubrovica. 

RAI është qendër rajonale e përkushtuar për të frenuar korrupsionin në Evropën Juglindore, duke u ndërtuar mbi bazën e veprimeve ekzistuese, nëpërmjet bashkërendimit më të mirë dhe duke u mbështetur në angazhimin politik të nivelit të lartë

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi kërkoi që Kosova sa më parë të anëtarësohet në këtë Iniciativë, pas kërkesës për anëtarësim në grupin drejtues të RAI, e cila iu është bërë nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Kreu i RAI, Dubrovica ka theksuar se Kosova do të vazhdon të ftohet në takimet e RAI deri në anëtarësimin formal të saj me të drejta të plota.

Qëllimi i RAI është që të ndihmojë dhe të mbështesë shtetet në Evropën Juglindore në miratimin e legjislacionit efikas, në krijimin e institucioneve efikase, në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në zhvillimin e praktikave më të mira në shoqërinë civile për një luftë të përbashkët dhe të qëndrueshme kundër korrupsionit.

Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) është një mundësi e mirë që Kosova të realizojë miratimin e legjislacionit efikas, në krijimin e institucioneve efikase, në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në zhvillimin e praktikave më të mira në shoqërinë civile për një luftë të përbashkët. 

Foto Galeria

Skip to content