Skip to content
Intensifikohet harmonizimi i veprimeve për shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtoret e ndërmarrjeve shoqërore

Intensifikohet harmonizimi i veprimeve për shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtoret e ndërmarrjeve shoqërore

Prishtinë, 29/03/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka mbajtur një takim të përbashkët me Mats Mettsson, Udhëheqës i Divizionit Ekzekutiv në EULEX, Charles Smith, Kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Alfred Keyserlingk, Gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Pecin, Kryetar i Këshillit Gjyqësor, Fejzulla Hasanin, Kryetar i Gjykatës Supreme dhe Sahit Sylejmani, Kryetar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Në këtë takim u intensifikuan dhe u harmonizuan veprimet për një bashkëpunim më të mirë në mes të EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës, për gjetjen e rrugëve për shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore. 

Ky takim pason takimin e mbajtur para një jave, në të cilin po ashtu u diskutua për shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe për çështjet tjera që ndërlidhën me këtë temë. 

Foto Galeria

Skip to content