Skip to content
Kanë vazhduar diskutimet e Grupit Punues për hartimin e Projektligjeve të Sistemit Prokurorial

Kanë vazhduar diskutimet e Grupit Punues për hartimin e Projektligjeve të Sistemit Prokurorial

Prishtinë, 29/10/2021

Në fjalën e saj hyrëse Zëvendësministrja e Drejtësisë Nita Shala, shprehu falënderimin për anëtarët e grupit punues dhe ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për reformimin e sistemit prokurorial.

Grupi punues diskutoi rreth kritereve për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit si dhe kryeprokurorëve të prokurorive, me qëllim që procesi i përzgjedhjes së tyre të jetë transparent dhe i bazuar në meritokraci.

Po ashtu u diskutua edhe çështja e kompetencave të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përcaktuar se e njëjta do të merret kryesisht me korrupsionin e nivelit të lartë, me ç’ rast grupi u pajtua që përcaktimi i korrupsionit të nivelit të lartë të definohet me këtë ligj.

Një çështje me rëndësi që u diskutua në grup ishte task-forca e veçantë hetimore e cila funksionon në kuadër të policisë së Kosovës, por që specifikat e saj dhe mënyra e funksionimit dhe raporti i saj me PSRK-në do të rregullohet me akt nënligjor.

Skip to content