Skip to content
Kapet njëri nga dy të burgosurit të arratisur nga Qendra Korrektuese në Dubravë

Kapet njëri nga dy të burgosurit të arratisur nga Qendra Korrektuese në Dubravë

Prishtinë, 17/10/2011

 Policia e Kosovës ka arrestuar të burgosurin Rushit Muhamet Thaçi, i cili para dy ditëve së bashku me të burgosurin Sabit Baki Behluli, janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Dubravë.

I burgosuri Rushit Muhamet Thaçi, i lindur më 28 dhjetor 1974, është i dënuar me 15 vite burg, për vepër penale “Vrasje”.

Ndërsa, i burgosuri Sabit Baki Behluli, i lindur më 20 gusht 1985 dhe i dënuar me 2 vite e 1 muaj burg, për vepër penale “Vjedhje e Rënd”, sot ka lajmëruar Qendrën Korrektuese në Dubravë, që nesër do të kthehet në këtë institucion.

Me këtë rast, Ministria e Drejtësisë falënderon Policinë e Kosovës, për profesionalizmin, efikasitetin dhe shpejtësinë e treguar në kapjen e të arratisurit nga Qendra Korrektuese në Dubravë. 

Skip to content