Skip to content
Kërkohet bashkëpunim më i madh ndërinstitucional për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë

Kërkohet bashkëpunim më i madh ndërinstitucional për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë

Prishtinë, 02/11/2012

Fëmijët janë baza, potenciali dhe e ardhmja e vendit, kështu u tha sot me rastin e publikimit të raportit ”Hartëzimi dhe vlerësimi i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Republikën e Kosovës”.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli, i cili para të pranishmëve tha se me respektimin dhe garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, mund të ndërtohet një shoqëri e qytetëruar, shtet demokratik dhe i zhvilluar. “Jo rastësisht Qeveria e Republikës së Kosovës ka kategorizuar realizimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht fëmijëve ndër prioritetet e saj duke i konceptuar ato si standard fondamental për një shoqëri me vlera të mirëfillta pro-evropiane”, tha Zëvendësministri Xhemajli, dhe shtoi se zhvillimi dhe zbatimi i të drejtave të fëmijëve në sistemin e drejtësisë, është një ndër synimet e Qeverisë të cilat janë pjesë integrale e reformave, me qëllim të sigurimit të kuadrit të zgjeruar të drejtësisë për të gjithë fëmijët duke kontribuar në mbrojtjen e të tyre.

Me tej Zëvendësministri Xhemajli duke vlerësuar publikimin e raportit tha se dokument ka identifikuar çështjet më kritike që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në përmirësimin e sistemit të  mbrojtjes së fëmijës dhe bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh të institucioneve qendror e lokale, organizatave joqeveritare, institucioneve ndërkombëtare, me qëllim që Kosova të bëhet një vend për jetë dhe potencial më të mirë për fëmijët.

Finalizimi i hartimit dhe vlerësimit, të gjeturat dhe rekomandimet e raportit janë bërë nën udhëheqjen e Këshillin për Mbrojtje dhe Drejtësi për Fëmijë, të themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i cili kryesohet nga Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa është mbështetur nga Zyra e Bashkimi Evropian dhe UNICEF-it në Kosovë.

Foto Galeria

Skip to content