
Gjatë këtij takimi, kryesuesi i Grupit Koordinues për Reformën në Drejtësi, njëherit zëvendësministër i Drejtësisë, Blerim Sallahu, kërkoi nga kryesuesit e grupeve punuese që të intesifikojnë takimet dhe të sjellin rezultate konkrete gjatë muajit qershor lidhur me reformën në drejtësi.
"Ju lutem të gjithë kryesuesit e grupeve punuese të kenë më shumë vullnet dhe të mblidhen më shpesh dhe të ofrojnë raporte lidhur me punën që janë duke e bërë e pastaj së bashku t'i shikojmë ndryshimet e mundshme në të mirë të reformës në drejtësi", tha Sallahu.
Në takim, u diskutua edhe për çështje të tjera me rëndësi.
Ky takim është mbajtur në kuadër të takimeve të rregullta të Grupit Punues për Reformën në Drejtësi, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që dalin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit që udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë.
Përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial.