Skip to content
Kërkohet zvogëlimi i taksave kufitare për qytetarët e Luginës së Preshevës

Kërkohet zvogëlimi i taksave kufitare për qytetarët e Luginës së Preshevës

Prishtinë, 13/04/2012

Pas takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe premtimit që do të punohet për t’i dalë në ndihmë shqiptarëve të këtyre trevave, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Bordi i drejtorëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, që të lehtësojnë dhe zvogëlojnë shumat për taksa kufitare për automjetet e regjistruara në Serbi.

Po ashtu, nga Ministria e Arsimit është kërkuar ofrimi falas i librave shkollore të ciklit nga klasa e I – IX, sipas sistemit arsimor të aplikuara në tri komunat shqiptare të Luginës së Preshevës, si dhe mundësia e përshpejtimit të dhënies së diplomave për të diplomuarit e Luginës së Preshevës.

Foto Galeria

Skip to content