Skip to content
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ofron mbështetje në hartimin e strategjisë për fushën e ekzekutimit të sanksioneve penale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ofron mbështetje në hartimin e strategjisë për fushën e ekzekutimit të sanksioneve penale

Prishtinë, 03/02/2016

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj sot është takuar me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, z. Enver Peci dhe Zëvendës kryesuesin e këtij Këshilli, z. Agim Maliqi. Në këtë takim ka marr pjesë edhe eksperti nga Projekti i Binjakëzimit i cili financohet nga Bashkimi Evropian “Fuqizimi i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues në Kosovë” Dr. Peter Best.

Gjatë këtij takimi, Zëvendësministri Çelaj ka diskutuar me Kryesuesin e KGJK ,  z. Peci dhe Zëvendës Kryesuesin, z. Maliqi, lidhur me procesin e hartimit të strategjisë për fushën e ekzekutimit të sanksioneve penale, për të cilën janë duke punuar grupi punues i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe ekspertë relevant nga kjo fushë.

Ministria e Drejtësisë, brenda kompetencave ligjore ofron ndihmë në realizimin e projekteve konkrete në Shërbimin Sprovues dhe Korrektues, bazuar në funksionin e këtyre Shërbimeve, e që është ngritja e vetëdijes shoqërore për humanizmin e ekzekutimit të dënimeve alternative, reduktimin e krimit, zvogëlimin e shkallës së recidivizmit dhe rritjen e përgjithshme të sigurisë për shoqërinë, tha Zëvendësministri Çelaj.

Në takim u theksua nevoja e mbështetjes nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në procesin e hartimit të kësaj draft strategjie. Njëherit, Kryesuesi i KGJK, z. Peci u zotua se përfaqësuesi nga KGJK, i cili do të jetë në këtë rast Zëvendës kryesuesi i këtij Këshilli, Gjykatësi Agim Maliqi do të ofroj kontributin e tij në këtë proces, ndërsa në anën tjetër do ta ketë tërë mbështetjen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në dhënien e kontributit përkatës si dhe propozimeve për përfshirje të aktiviteteve në këtë draft strategji.

Theks i veçantë në këtë takim iu kushtua masave dhe dënimeve alternative, të cilat në të ardhmen propozohet, sipas draft strategjisë, të përdorën sa më shumë nga ana e Gjyqësorit në Kosovë, e të cilat do të zënë vend të veçantë në këtë projekt strategji. 

Foto Galeria

Skip to content