Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Komandanti i Operacioneve Civile të BE-së, Haber dhe Zëvendëskryeministri Kuçi e shprehin solidaritetin me personelin e EULEX-it pas vdekjes së kolegut të tyre

Komandanti i Operacioneve Civile të BE-së, Haber dhe Zëvendëskryeministri Kuçi e shprehin solidaritetin me personelin e EULEX-it pas vdekjes së kolegut të tyre

Prishtinë, 20/09/2013

Sot në një takim në Prishtinë, Komandanti i Operacioneve Civile Haber dhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi diskutuan për vdekjen tragjike të pjesëtarit të EULEX-it, Audrius Senavicius. 

Pas takimit z. Haber tha: “Kam ardhur në Kosovë sot ta shpreh solidaritetin dhe bashkë ndjenjën me kolegët e mi në terren. Është një ngjarje tragjike dhe është me rëndësi që personeli i EULEX-it në terren ta dijë që mbështeten dhe vlerësohen nga nivelet më të larta të udhëheqjes në Bruksel. Sot është një ditë në të cilën e kujtojmë kolegun tonë të rënë Audrius Senavicius dhe unë sot herët në mëngjes e kam vizituar bazën në Mitrovicë, ku jam takuar me pjesëtarët e tjerë të përfshirë në incident dhe e kam hapur librin e ngushëllimeve për z. Senavicius. Unë kam besim të plotë që personeli ynë policor dhe ai gjyqësor, duke punuar së bashku me policinë dhe institucionet gjyqësore të Kosovës, do të kryejnë një hetim të hollësishëm të ngjarjes së djeshme tragjike dhe që ata do t’i hetojnë hollësisht edhe incidentet e tjera të cilat kanë ndodhur, siç është rasti i Lagjes së Boshnjakëve sot në mëngjes. Dua të theksoj që sot në mëngjes pjesëtarët tanë të policisë dhe të doganës kanë shkuar në vendet e tyre të punës në veri. Ky është një demonstrim i vërtetë i profesionalizimit dhe i përkushtimit të tyre.”
 
Zëvendëskryeministri Kuçi tha: “Dëshiroj ta shfrytëzoj rastin dhe t’i shpreh ngushëllime EULEX-it, familjes dhe miqve të z. Senavicius. Qeveria e Kosovës është e gatshme t’ia ofrojë EULEX-it çdo ndihmë përmes institucioneve të saj të sundimit të ligjit. Tashmë jemi duke bashkëpunuar mirë së bashku në hetimin e përbashkët policor në terren. Jam i kënaqur të theksoj që sot në mëngjes si pjesëtarët e Policisë Kufitare të Kosovës ashtu edhe ata të Doganës së Kosovës kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në vendet e tyre të punës në veri si zakonisht. Ky krim nuk do të na zmbraps nga zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.”

Foto Galeria