Skip to content
Komisioni Evropian vlerëson progresin e arritur në Kosovë

Komisioni Evropian vlerëson progresin e arritur në Kosovë

Prishtinë, 03/10/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi në ditën e parë të Forumit ndërministror BE – Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, që po mbahet në Ohër të Maqedonisë nën patronatin e Presidencës polake të BE-së, ka takuar në margjina të Forumit homologë të ndryshëm nga rajoni, duke përfshirë këtu Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë, Blerim Bexheti, atë të Shqipërisë, Eduard Halimi si dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë të Malit të Zi, Dusko Markovic, me të cilët është dakorduar për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në fushën e drejtësisë, ndërsa pas marrëveshjeve në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar për çështje penale, është ritheksuar edhe nevoja për marrëveshje të njejta në fushën civile për interes të qytetarëve të këtyre shteteve.

Më tutje, gjatë punimeve të ditës së parë të Forumit, ku po diskutohet për punë të brendshme dhe siguri, komisionerja për Punë të Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom e ka përshëndetur progresin e arritur në Republikën e Kosovës drejtë përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave dhe për herë të parë ka deklaruar se ekspertët e Komisionit Evropian që kanë qenë në Kosovë muajtë e fundit, kanë vlerësuar pozitivisht të arriturat dhe se KE gjatë muajve të ardhshëm do të rekomandojë fillimin e dialogut formal për liberalizimin e vizave me Kosovën. 

Në Forum gjithashtu po merr pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili ndër të tjera ka prezantuar kushtet tashmë të përmbushura të Kosovës për fillimin e dialogut për viza.

Forumi do të vazhdon punimet e tij edhe në ditën e nesërme me diskutimet e ministrave të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.  

Foto Galeria

Skip to content