
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Komisionin për Legjislacion, diskutoi për reformën e nisur në sistemin prokurorial të cilën e cilësoi si një ndër reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë dhe me prioritet të veçantë, veçmas për faktin që ky sistem karakterizohet me mungesë të rezultateve, mungesë të integritetit dhe profesionalizmit si dhe ndikimin nga politika dhe grupet e interesit të cilat ia cenojnë pavarësinë dhe integritetin këtyre institucioneve, siç edhe vlerësohet në raportet kredibile vendore dhe ndërkombëtare.
Ministrja Haxhiu shpjegoi për domosdoshmërinë për këtë ndryshim, duke marrë shkas nga fakti i përbërjes së Këshillit Prokurorial i cilësuar si koorporatizëm i sistemit, edhe nga opinioni i Komisionit të Venecias. Aktualisht, ky Këshill ka një përbërje anëtarësh me 10 prokurorë dhe 3 anëtarë jo prokurorë.
Ndryshimet të cilat u prezantuan në këtë Komision janë në linjë me mandatin kushtetues të KPK-së dhe gjithashtu në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Përbërja e re e Këshilli Prokurorial i Kosovës, sipas plotësim ndryshimit, do të jetë me prokurorë dhe jo prokurorë por proporcioni apo dallimi në numra në mes tyre është 1 në avantazh të prokurorëve.
“Fillimisht duhet të theksohet se përbërja e re e KPK-së do të ketë për anëtarë dy prokurorë nga Prokuroritë Themelore, një prokurorë qoftë nga Prokuroria e Apelit apo Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurorin e Shtetit, sipas detyrës zyrtare. Ashtu siç e thotë edhe Kushtetuta jonë, Kuvendi sipas këtij plotësim-ndryshimi ka të drejtë të zgjedhë dy anëtarë jo prokurorë. Ndërsa risia kryesore, e që është mirëpritur shumë nga Komisioni i Venecias është caktimi i një anëtari nga Avokati i Popullit në konsultim me Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë” tha Ministrja Haxhiu përpara anëtarëve të Komisionit.
Sipas ndryshimeve të propozuara, për plotësimin e kësaj përbërje të Këshillit Prokurorial me prokurorë, do të organizohen zgjedhje në nivel të të gjitha prokurorive, ku secili prokurorë mund të votojë për pozitat e lira për një nga kandidatët që është duke kandiduar. Në anën tjetër për të qenë kandidat për anëtar të Këshillit Prokuroial, kandidati duhet të plotësojë kriteret e reja si aftësi menaxheriale, integritet të lartë, të mos jenë të afërm apo në lidhje gjaku me ndonjë deputet, anëtar të qeverisë, apo edhe presidentin.
Në fund, Ministrja Haxhiu, theksoi rëndësinë e këtij plotësim-ndryshimi, për të cilin përveç grupit punues, u tha se janë angazhuar edhe Këshilli Prokurorial, zyra Kryeprokurorit të Shtetit, Prokuroria Speciale, Organizatat e Shoqërisë Civile, Organizatat Ndërkombëtare dhe Ambasadat.