Skip to content
Koncept-dokumenti i Vetingut drejt finalizimit

Koncept-dokumenti i Vetingut drejt finalizimit

Prishtinë, 27/08/2021

Fokus i diskutimit në takim ishte analiza e ekspertëve ndërkombëtarë mbi Koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë, ekspertët ndërkombëtarë, z. Ken Taylor dhe z. David Wells, shpalosen ekspertizën e tyre për koncept-dokumentin, bazuar në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Fokus i veçantë i diskutimit ishin: kriteret profesionale dhe të integritetit lidhur me vetimin e gjykatësve dhe prokurorëve, vetimi i tyre në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të privatësisë, nivelet e vetimit sipas hierarkisë dhe kohëzgjatja e vetimit. Gjithashtu janë diskutuar mekanizmat ligjorë me kompetencë për zhvillimin e vetingut si dhe opsionet e përshtatshme të cilat do të garantonin një proces të vetingut bazuar në kriteret profesionale, sipas standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare.

Ministria e Drejtësisë do të ndjek këtë bashkëpunim me prioritet të veçantë me qëllim të finalizimit të këtë procesi, i cili vlerësohet të jetë nga më të rëndësishmit për të çuar përpara reformën në drejtësi për të garantuar mirëfunksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë falënderon të gjithë kontribuuesit e këtij procesi për komentet e dërguara dhe kontributin e tyre në Koncept-dokument.

Skip to content