Skip to content
Konferenca e parë  Rajonale “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”.

Konferenca e parë Rajonale “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”.

Prishtinë, 11/12/2018

Punimet e kësaj Konference i  ndoqën mbi 300 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, SHBA, Britania e Madhe etj, dhe për dy ditë të kësaj konference, trajtuan çështjen e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, si shkelje e të drejtave të Njeriut, instrumenteve dhe mekanizmave ligjor që janë miratuar nga shtetet për parandalim, mbrojtje, siguri dhe riintegrim dhe masa për rritjen e efikasitet të zbatimit të ligjit. 

Pjesëmarrësit e Konferencë njëzëri u pajtuan se Dhuna në Familje nuk është problem vetëm i Kosovës por i mbarë Globit dhe se të gjitha shtetet përballen pothuajse me të njëjtat probleme gjatë trajtimin e kësaj çështjeje. Pjesëmarrësit njëzëri ndanë vizionet, përvojat, sfidat, sukseset dhe u pajtuan për qëllime të përbashkëta. Ata identifikuan pengesa në trajtim të dhunës në Familje në të gjitha hallkat që merren me këtë çështje. Përvojat e vendeve pjesëmarrëse do jenë ndihmë e madhe për Kosovën, që të mos bëjë të njëjtat “gabime”, gjatë trajtimit të dhunës në familje.   

  Zotëri Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovë, bëri thirrje për raportimin e të gjitha rasteve të dhunës në familje, “U bëjë thirrje publike të gjithë mekanizmave të rendit dhe të ligjit, gjithë qytetarëve të Kosovës që të guxojnë të raportojnë dhunën në familje, dhunën ndaj gruas, dhe po ashtu ju ftoj të gjithëve që të jemi bashkë dhe të mos lejojmë që në Kosovë, para syve tanë, para të gjithëve, të pësojë dhunë nëna, motra apo një zonjë e respektuar e vendit tonë, pa marrë parasysh zonën prej nga vijnë ato dhe përkatësinë”. 

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, tha se Kosova çdo ditë e më shumë po punon në ngritjen e kapaciteteve për luftimin e dhunës në familje. “ Në Kodin e Ri penal dhuna është vendos si vepër penale që të dërgojnë një mesazh që dhuna nuk do të tolerohet. Me kodin e procedurës penale do të dërgohet brenda këtij muaji në kuvend. Kemi strategjinë kombëtare. Të rëndësishme janë edhe ligjet, ai i diskriminimit, për mbrojtjen e dhunës ne familje, dhe infrastrukture ligjore”. 

 Nikoqiri i kësaj konference . Koordinatori Nacional për mbrojtje nga dhuna në familje, zëvendësministri i drejtësis Naim Qelaj, potencoi shqetësimin për ngecjet në trajtimin adekuat të çështjes mbi dhunën ne familje dhe dhunën mbi baza gjinore. Ai tha se në këtë drejtim, është bërë shumë, mirëpo mbetet ende shumë për tu bërë.  

Naim Qelaj, “Përmasat e dhunës në familje janë shqetësuese, jo pak jetë kanë humbur si pasoj e dhunës nga njerëzit që konsiderohen të jenë më të dashurit dhe më të afërmit e viktimës.

Kosova ka miratuar kornizë ligjore  në përputhje me standarde ndërkombëtare, Konventa për Parandalimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit për Gratë dhe  Vajzat, CEDOW edhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut,  janë ligje të zbatueshme, siç janë edhe shumë mekanizma tjerë ndërkombëtar, po kjo nuk është e mjaftueshme pa zbatimin në praktik të tyre. Është përpjekje e jona e vazhdueshme në plotësim të objektivave e zhvillimit të qëndrueshëm, për barazi gjinore dhe fuqizim të grave e vajzave si dhe nxitjen e shoqërisë për zhvillim të  qëndrueshëm, agjenda 2030 e OKB-së”.

 
Mbështetje zyrës së Koordinatorit Qelaj i kanë ofrua përpos institucioneve dhe organizatave vendëse edhe institucione dhe Agjenci ndërkombëtare që janë të pranishme në Kosovës. 

Nataliya Apostolova, shefe e zyrës së BE-së në Kosovë, tha se punimet e konferencës do vënë në pah punët që Kosova ka për të bërë në këtë drejtim, pavarësisht progresit të shënuar deri më tash: “Në këtë drejtim, Zyra e BE-së në Kosovë mirëpret nismën e Kuvendit të Kosovës për të ndryshuar Kushtetutën për të përfshirë Konventën e Stambollit, në mesin e instrumenteve ndërkombëtare e të drejtave të njeriut për pajtueshmërinë me mandat”. 

Alia El Yassir, drejtoreshë rajonale për zyrën e UN Women  për Evropë dhe Azi qendrore, tha se në rajon, përfshirë edhe në Kosovë, ka pasur përparim mbresëlënës sa i përket kornizës legjislative për dhunën në familje, në përputhje me normat dhe angazhimet dhe standardet ndërkombëtare: “Tani fokusi duhet të jete që drejtësia dhe sistemet e zbatimit të ligjit të zbatojnë në mënyrë efektive dhe të vazhdueshme këto dispozita, në mënyrë që ata të reagojnë në mënyrë domethënëse në rastet e dhunës në familje dhe gjithashtu të japin një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet parandaluese”. 

Konferenca e Rajonale’Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në  baza gjinore” u mbështet  nga Qeverisa e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, sistemit gjyqësor në Kosovë, Policia e Kosovës, Shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, Zyrës së BE-së në Kosovë, Agjencive të OKB-së, Misionit të OSBE-së, Ambasadës Amerikane, EULEX-it dhe KFOR-it. 

Rekomandimet e dala nga kjo konferencë do u adresohen institucioneve përkatëse që trajtojnë këtë çështje. 

Foto Galeria

Skip to content