Skip to content
Konsensus politik dhe koordinim me faktorin ndërkombëtare

Konsensus politik dhe koordinim me faktorin ndërkombëtare

Prishtinë, 06/08/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, me të cilën ka diskutuar për rrjedhën e negociatave për normalizim të raporteve me Serbinë, zgjedhjet lokale në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me EULEX-in.

Zëvendëskryeministri Kuçi, e informoi Ambasadoren e Francës lidhur me rrjedhat e negociatave dhe për rolin përmbajtjesor dhe konstruktiv të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësie në këtë aspekt. 

Lidhur me bashkëpunimin e institucioneve vendore me institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu gatishmërinë që të vazhdoj bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të ligjeve të Kosovës, ndërsa për çdo vendim tjetër ai tha se do t’i paraprije konsensusi politik në bashkëpunim dhe bashkë-koordinim me EULEX-in dhe faktorët tjerë me rëndësi në Kosovë.  
Zëvendëskryeministri Kuçi, ka falenderuar Ambasadoren Daviet për kontributin shumë dimensional që shteti i saj ka dhënë dhe po jep për Republikën e Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content