
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi i shoqëruar nga Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, sot kanë pritur në takim Zëvendësshefin e EULEX-it, Andy Sparks, me të cilin ka biseduar lidhur me bashkërendimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë kryesisht me sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe për bashkërendimin e punëve lidhur me liberalizimin e vizave dhe të Marrëveshjes për stabilizim-asocim.
Po ashtu, në këtë takim u koordinuan aktivitetet finale për takimin e radhës të Bordit të Përbashkët për Sundim të Ligjit, i cili mbahet me 27 korrik.