Skip to content
Koordinohen veprimet për fillimin e implementimit të Ligjit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve

Koordinohen veprimet për fillimin e implementimit të Ligjit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve

Prishtinë, 20/02/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, ku u diskutua për progresin dhe përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe standardeve Europiane.

Në këtë takim, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, janë pajtuar që bashkërisht t’i koordinojnë veprimet lidhur me fillimin e implementimit të Ligjit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve gjatë këtij viti dhe shprehi besimin e tij që deri në fillim të vitit 2013, e gjithë infrastruktura e nevojshme do të jetë e kompletuar për implementimin e këtij ligji.

Po ashtu, Zëvendëskryeministri Kuçi ritheksoi se Ministria e Drejtësisë ka funksionalizuar objektin për dëshmitarët e mbrojtur të dënuar, i cili gjendet brenda Qëndresë Korrektuese në Dubravë. 

Foto Galeria

Skip to content