Skip to content
Kosova dhe Shqipëria me bashkëpunim të mirë në fushën e drejtësisë

Kosova dhe Shqipëria me bashkëpunim të mirë në fushën e drejtësisë

Prishtinë, 02/10/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ndërsa u bisedua për mundësinë e fillimit të këtij bashkëpunimi. Të dy bashkëbiseduesit folën për mundësinë e nënshkrimit të më shumë marrëveshjeve, memorandumeve dhe ndihmave të ndërsjella me qëllim që siç thanë ata, shkelësit e ligjit të mos gjejnë vend në asnjërën anë të kufirit.

Ministri Kuçi njoftoj Prokurorin Llalla me reformat që Kosova ka bërë në sistemin e drejtësisë, ku përmendi miratimin e 24 ligjeve bazike për këtë sistem, duke shtuar se prokurorët kosovarë kanë instrumentet më të forta ligjore për luftim të krimit.

Foto Galeria

Skip to content