Skip to content
KOSOVA DHE SLLOVENIA AVANCOJN BASHKËPUNIMIN JURIDIK NË LUFTËN E KRIMIT TRANS-NACIONA

KOSOVA DHE SLLOVENIA AVANCOJN BASHKËPUNIMIN JURIDIK NË LUFTËN E KRIMIT TRANS-NACIONA

Prishtinë, 02/06/2016

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrin e Drejtësisë, z. Arber Gegaj dhe delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë së Republikës se Sllovenisë i kryesuar nga Sekretari i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe të Drejtën e BE-së, z. Robert Golobinek kanë zhvilluar negociata gjatë këtyre dy ditëve me qëllimin e arritjes së Marrëveshjeve ndërmjet të dyja vendeve në fushën e Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtarë, përfshirë Marrëveshjen për Ekstradim, Marrëveshjen për Ekzekutimin e Ndërsjellë të Vendimeve në Çështjet Penale.

Negociatat janë zhvilluar në frymën e bashkëpunimit të mirë dhe është arritur që palët të pajtohen me tekstin e Marrëveshjeve. Të dyja delegacionet po ashtu u pajtuan që të fillojnë negociatat edhe për Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me qëllimin e arritjes së nënshkrimit të saj.

Nënshkrimi i këtyre Marrëveshjeve avancon edhe më tutje legjislacionin e të dyja vendeve, duke thelluar  nivelin e bashkëpunimit me qëllim të luftimit efikas të krimit trans-nacional. 

Skip to content