Skip to content
Kosova e përkushtuar në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën e ekstremizmit të dhunshëm

Kosova e përkushtuar në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën e ekstremizmit të dhunshëm

Prishtinë, 20/09/2016

Në vazhdën e vizitës zyrtare në New York, Ministrja Dhurata Hoxha, zhvilloje një takim me Aleksander Zuev, Menaxher i Programit Global të UNDP për Parandalimin e Ekstremizmit te Dhunshëm. 

Ministrja Hoxha gjatë këtij takimi e njoftoi z.Zuev për strategjinë e Qeverisë së Kosovës për luftimin e ekstremizmit. Po ashtu, Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin e Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe për të kontribuar në bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar në këtë drejtim.

Ministrja  Hoxha, gjithashtu përmendi edhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për të punuar me Shërbimin Korrektues për de-radikalizmin e të burgosurve në burgjet e Kosovës dhe e njoftoi z. Zuev për projektet që Ministria ka filluar në këtë drejtim.

Z.Zuev, konfirmoi se UNDP çmon lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe konsideroi se Kosova është një shembull i mirë për rajonin.
 

Foto Galeria

Skip to content